Tiranë, 13 prill - “Guri i Cjapit” ndodhet në brendësi të parkut të Bozdovecit, në komunën Drenovë të rrethit të Korçës.
Përfaqëson një bllok shkëmbor konglomeratik dhe ranor me formë të veçantë: ngjan me një deve të ulur “për të pushuar pas një udhëtimi të gjatë në shkretëtirë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGojëdhëna thotë se emrin e ka marrë nga një cjap, që është rrëzuar në këtë shkëmb.
Gjatësia e këtij guri është 20 – 25 m, gjerësia është 5 – 10 m dhe gati po kaq është edhe lartësia. Përbëhet nga shkëmbinj konglomerate të modeluar nga erozioni dhe era.
Ka vlera shkencore, didaktike, estetike e turistike.
Turist kurioz për shkak të emrit dhe formës e vizitojnë sidomos në periudhën e verës.
Vizitohet sipas intinerarit qyteti i Korçës – Drenovë – Bozdovec.