Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Nuk kemi si t’i kërkojmë Malit të Zi tokë që s’është e jona

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në konferencën për media së bashku me ministrin e jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, ka thënë se Kosova ka konsumuar gjitha argumentet sa i përket çështjes së kufirit me Malin e Zi.

Ai ka thënë se nuk ka fakte që pjesë të Kosovës kanë mbetur në Malin e Zi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne i kemi konsumuar gjitha argumentet sa i përket kufirit. Kufi tjetër nuk ka përpos këtij kufiri që është vërtetuar si kufi ndërshtetëror. Nuk kemi çka të negociojmë me Malin e Zi, përkundër faktit që ata kanë qenë korrekt me ne. Do të konsiderojmë që kjo është kauzë e politike e opozitës dhe asgjë tjetër”, ka thënë Mustafa.