Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Gabriel ka përsëritur qëndrimin se deputetët të votojnë demarkacionin në mënyrë që Kosova të mos jetë shteti i vetëm pa liberalizim vizash në Europë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jeni shteti i vetëm pa liberalizim. Kosova ka bërë hapa të mëdha në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Porosia ime për juve është që të fiksoni marrëdhëniet që keni me Malin e Zi. I bëj thirrje parlamentin tuaj që të ratifikoni demarkacionin. Kosova duhet të jap sinjale që kërkojnë respekt për angazhimin dhe mundin që ka bërë. Vërejtja ime e fundit është që ne duhet të mundohemi më shumë që të përkrahim projektet e infrastrukturës mes jush dhe Serbisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Gabriel.