Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania pret normalizim të plotë Kosovë-Serbi me një marrëveshje detyruese

Gjermania është shtet mik i Kosovës e përkrah dhe do ta ndihmojë Kosovën edhe më tej në rrugën e reformimit dhe të modernizimit kudo që kërkohet ndihmë. Kështu thotë ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, në një intervistë ekskluzive dhënë “Kohës Ditore”, në prag të vizitës në Kosovë.

Gabriel do të qëndrojë në Kosovë të enjten, ku është paralajmëruar se do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në intervistën për “Kohën Ditore”, ministri Gabriel tregon se Berlini është i shqetësuar me tensionimet e kohës së fundit në gjithë Ballkanin, dhe konstaton se duket sikur i gjithë rajoni gjendet në udhëkryq.

“Shtetet, dhe mbi të gjitha vetë qytetaret dhe qytetarët duhet të vendosin se në cilin drejtim të vazhdohet“, thotë Gabriel, duke theksuar se Gjermania, përmes politikes evropiane të zgjerimit, dëshiron të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon.

Në intervistë ai tregon edhe për pritjet që Berlini ka nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se qëllimi është “një normalizim i plotë i raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në formë të një marrëveshjeje detyruese“.

Ministri Gabriel ka folur edhe për nevojën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë dhe rolit që Gjermania mund ta ketë si ndihmëse në këtë drejtim, ndërsa rreth çështjes së transformimit të FSK-së në ushtri ka theksuar se ndihet i lehtësuar që presidenti Thaçi “tani në mënyrë përfshirëse dëshiron të ndjekë të drejtën legjitime të Republikës së Kosovës për themelimin e ushtrisë – pra, pas konsultimeve më të gjithë aktorët“.

(Tekstin e plotë të intervistës lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.