Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LDK-ja diskuton qëndrimet politike për demarkacionin, nuk u jepet fjala kundërshtuesve

Ndonëse diskutimet kanë zgjatur më shumë se tri orë, jo të gjithë pjesëmarrësve u është dhënë fjala në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që është mbajtur të mërkurën në orët e mbrëmjes, shkruan sot Koha Ditore.

Qëndrimet kundër Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, ratifikimi i së cilës Kosovës i është vënë kusht nga Bashkimi Evropian për të marrë liberalizimin vizave, nuk janë lejuar të shprehen në këtë mbledhje. Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, në mbledhjen që është mbajtur pa praninë e medieve, sipas kryeministrit Isa Mustafa, njëherësh kryetar i LDK-së, kanë votuar unanimisht në përkrahje të kësaj Marrëveshjeje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, e përjashtuara nga të gjitha strukturat e LDK-së, deputetja Vjosa Osmani, që në këtë mbledhje nuk ka pasur të drejtë vote, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është ai i cili do të vendosë për përkrahjen ose jo të kësaj Marrëveshjeje dhe jo Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.