Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria në Tiranë kërkon shenjat e gishtave për 5 deputetë e 3 kryetarë bashkish

Prokuroria ka kërkuar te marre shenjat e gishtave për 5 deputetë dhe 3 kryetarë bashkish, të cilët janë nën hetim në kuadër të Ligjit të dekriminalizimit.

Bëhet fjalë për deputetët Omer Mamo, Aqif Rakipi, Gledion Rahovica, Artan Gaci dhe Mhill Fufi si dhe për kryetarët e bashkive Eduard Kapri i Pogradecit, Termet Peci i Tepelenës si dhe Adriatik Zotka i Poliçanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këta zyrtarë, siç raporton abcnews, janë thirrur në policinë shkencore për të marrë shenjat e gishtave të cilat do te krahasohet me të dhënat e ardhura nga vende të tjera, ku dyshohet se ata kanë pasur dënime apo procedime penale.

Për këta zyrtarë të lartë, sektori i verifikimit në Prokurorinë e Përgjithshme i është drejtuar mes tjerash autoriteteve italiane, Europolit dhe zyrës qendrore të Interpolit. Dyshohet se disa prej deputetëve dhe krerëve të bashkive në detyrë, kanë kryer vepra të rënda penale në vende të ndryshme të BE-së që nga trafiku i drogës e deri shfrytëzimi për prostitucion.