Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Shkup vazhdojnë protestat antishqiptare

Në ditën e 45-të të protestave, iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”, sot ka dalë me kërkesa të reja, ku sikurse VMRO DPMNE-ja, kërkuan zgjedhje të reja.

Sipas protestueseve, mundësia e vetme për të vlerësuar platformën e përbashkët të partive shqiptare janë zgjedhjet e reja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata porositën shumicën e re në Kuvend “që të mos tentojnë gjatë festave të bëjnë grushtet”.

Protestuesit që nga fillimi i protestës janë shprehur kundër platformës së partive shqiptare, kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë dhe kundër zgjedhjes së një deputeti shqiptar për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.