Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

AAK: Sjellja autoritare e Qeverisë për Demarkacionin, e rrezikshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, me një kumtesë për medie, ka tërhequr edhe një herë vërejtjen rreth versionit aktual të Marrëveshjes për demarkacion duke e quajtur atë të dëmshme, transmeton Koha.net.

Sipas kumtesës, krerët e shtetit po bëjnë eksperimente me Demarkacionin. Ka një kohë shumë të gjatë që ata e kanë marrë mesazhin se ky version i Demarkacionit me Malin e Zi, ka probleme serioze dhe është në dëm të Kosovës, por pavarësisht kësaj, ata nuk po lënë gurë pa lëvizur që ta kalojnë pikërisht këtë version.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata, thotë kumtesa, ka kohë që kanë abuzuar edhe me qëndrimin ndërkombëtar për këtë temë, i cili ka qenë i qartë, që Demarkacioni duhet të marrë zgjidhje, dhe këtë qëndrim e kanë interpretuar sikur Komuniteti Ndërkombëtar, po e mbron versionin e kësaj Qeverie për demarkacionin.

Qeveria ka dështuar ta kalojë këtë marrëveshje tash e një vit e gjysmë, dhe kjo nuk është bërë vetëm për shkak të Opozitës, por edhe të mosbindjes së një grupi, jo të vogël, të deputetëve shumicës parlamentare, vazhdon kumtesa e cila shton se tani përpjekjet që ta riciklohet një marrëveshje, e cila “defacto” ka dështuar, më tepër janë sjellje të një pushteti autoritar.

Sipas kumtesës, zbulimi i fundit i Kryeministrit që të krijojë Komision për matjen e territorit, është i padëgjuar dhe krejtësisht i papranueshëm, prandaj përshëndesim tërheqjen e disa anëtarëve të tij dhe inkurajojmë edhe anëtarët tjerë që ta braktisin këtë Komision artificial.

Demarkacioni shënohet në kufi e jo në brendi të territorit.

Në fund kumtesa thotë se AAK mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj, se marrëveshja aktuale e demarkacionit duhet të rinegociohet dhe të miratohet një tjetër marrëveshje, e cila nuk dëmton territorin e asnjërit shtet dhe nuk lë probleme të hapura me Malin e Zi!

Qeveria duhet të llogari;s se do të përballet më një kundërshtim të fuqishëm politik e qytetar!