Vizita e senatorit republikan John McCain në Kosovë do të jetë përgjigjja përfundimtare ndaj demarkacionit.
Procesi i demarkacionit nesër do të kaloj për Kosovën, thotë opinionisti Bajrush Morina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në Rubikon të KTV-së theksoi rëndësinë e porosisë amerikane.
Morina beson se brenda dhjetë ditëshit demarkacioni do të votohet në Kuvend dhe se kryeministri Isa Mustafa tashmë ka kalkuluar numrat.
"Realisht mendoj që demarkacioni nesër do të kalojë. Mendoj se do të marrin porosinë amerikane se çështja e demarkacionit duhet të kalohet. Mendoj se ky koalicion qeverisës, përkatësisht kryeministri Mustafa i ka kalkulu votat. Mendoj se brenda javës ose dhjetë ditëshit do të procedohet në Kuvend", ka thënë Morina.
Morina përmend këshillin e përgjithshëm të LDK-së, ku është marrë vendimi për demarkacionin dhe përkrahja e deputetëve.
Përpos dy ose tre deputetëve brenda LDK-së që janë kundër demarkacionit, Morina thotë se të tjerët do të votojnë demarkacionin në Kuvend.