Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Berisha: Deputetët nuk mund t’i detyroni ta votojnë turpin tuaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha ka thënë se dy liderët e koalicionit nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi dhe nuk kanë nevojë t’i japin zor, pasi askush mos të mendoj se me presione do t'i detyroni deputetët të votojnë turpin.

Ja komenti i plotë i Berishës:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Versionin e gabuar të Demarkacionit e nënshkruat ju që sot po kërkoni ta shpëtoni lëkurën tuaj, askush nuk ju detyroj që ta nënshkruani atë marrëveshje turpi dhe askush mos të mendoj se me presione do t'i detyroni deputetët të votojnë turpin tuaj.

Dy liderët e koalicionit nuk e kanë nënshkru dhe nuk kanë nevoj me i jep zor.

Po liberalizimit të vonuar, e jo demarkacionit që e krijuat ju.

Me ju dhe marrëveshjet e juaja vështirë se do të ketë lëvizje të lirë.

Sulmet dhe fyerjet kundër deputetëve kundërshtues dëshmojn qartë nivelin autoritar të pushtetit aktual”.