Kuorumi shpesh herë është kartë e ligjvënëseve për të lënë në sirtar ligjet që nuk iu përshtatën. Këtë të martë, Kuvendi nuk arriti të votojë plotësim ndryshimin e ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, duke u bërë kështu hera e dytë e dështimit, raporton KTV.
Këto dështime po shihen të qëllimshme nga organizatat që merren me monitorimin e sistemit gjyqësor dhe legjislativit në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZvarritja e qëllimshme bëhet për faktin se me ligjin aktual për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, pushtetit i mundësohet që përmes Ministrit të Drejtësisë, në raste të caktuara, të pezullojë vuajtjen e dënimit të personave të dënuar me vendime të gjykatës.
Ehat Miftari, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se praktika ka dëshmuar që kjo mundësi është keqpërdorur
Arton Demhasaj nga organizata Çohu e sheh të domosdoshme dhe të nevojshme kalimin e këtij ligji. Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, reagoi ashpër kundër mosvotimit të këtij ligji.