Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paga minimale, tash për tash, 170 euro

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe përfaqësuesit e BSPK-së kanë arritur marrëveshje që paga minimale të mos kategorizohet, porse e njëjta të jetë 170 euro deri në një vendim të ri, raporton KTV .

Në takimin e mbajtur, të dyja palët kanë thënë të kenë diskutuar për një numër çështjesh, përfshirë edhe ato që lidhen me stazhin e punës, kontratën kolektive etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mirëpo, kryeministri ua ka bërë të qartë se të gjitha veprimeve që do të ndërmerren do t’u shikohet kostoja financiare dhe miratimi i FMN-së.

Ndërsa, kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka bërë të ditur se përmes dialogut, po mundohen të ulin mundësinë e protestave dhe grevave. Një nga temat e diskutimit ka qenë edhe problemi i punëtorëve të KEDS-it, për të cilin të dyja palët janë pajtuar se duhet të respektohet Kontrata Kolektive, ligjet tjera dhe vendimet e gjykatave.