Tiranë, 12 prill - Kuvendi do të mblidhet të martën në një tjetër seancë jashtë radhe për të miratuar ngritjen dhe përbërjen e dy komisioneve ad hoc të përzgjedhjes së kandidatëve për procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.
Në zbatim të ligjit të vettingut, kryeparlamentari Ilir Meta, njoftoi kryetarët e grupeve parlamentare qe brenda datës 13 prill, ora 16.00, të dërgojnë propozimet per perberjen e komisioneve ad hoc të përzgjedhjes së kandidatëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRendi i ditës i seancës të së martës parashikon miratimin e pr/vendimit “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 12 anëtare, të përzgjedhjes se kandidateve për institucionet e rivlerësimit”dhe të pr/vendimit “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë, të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit”.
Një ditë më pare Kuvendi miratoi ngritjen e komisionit ad hoc me 6 anëtarë, ku opozita deri tani ka refuzuar të bëhet pjesë. Tre anëtarët e miratuar, propozime të maxhorancës, janë:Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja të PS-së dhe Luan Rama I LSI-së.