Dorëhiqet i vetmi gjeograf që ishte anëtar i Komisionit për Demarkacionin. Fitim Humolli, i vetmi gjeograf përveç vetë kryetarit të Komisionit Qeveritar për Demarkacionin, ka dhënë dorëheqje nga ky komision.
Në dorëheqjen prej katër faqesh të cilën e ka siguruar KTV-ja, Humolli e ka cilësuar si joprofesional dhe i bërë për konsum politik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë katër mbledhjeve të këtij komisioni, Humolli, i cili në këtë komision ishte dërguar nga Departamenti i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, me ftesën e Qeverisë së Kosovës, ka qenë zëri më oponent që ka kundërshtuar përpjekjet për të përcaktuar kufirin përmes të dhënave kadastrale.
Në dorëheqjen e tij, ai ka thënë se kadastra nuk duhet të jetë kriter për definimin e kufirit shtetëror, aq më tepër që përmes këtij kriteri Kosova “humb territor të konsideruar”.
{gallery}