Drejtorit operativ të Korporatës Energjetike të Kosovës, Njazi Thaçi, i janë punësuar dy familjarë në këtë ndërmarrje. Djali i hallës (B.R.) dhe gruaja e vëllait të tij (SH.Q.) janë pranuar në konkursin e fundit, ku për një vend pune kanë konkurruar ndërmjet 26 e 800 veta, shkruan sot Koha Ditore.
Njazi Thaçi është kushëri i presidentit Hashim Thaçi. Kur gazeta e ka kontaktuar për të sqaruar këto punësime, ai ka thënë se nuk ka çfarë të flasë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Referojuni për çdo gjë Zyrës për marrëdhënie me publikun”, ka thënë ai.
Gazeta ia ka dërguar atij të dy emrat për të marrë konfirmimin nëse i njeh, por ai ka preferuar të mos flasë për këtë çështje.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.