Shumë invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk po i gëzojnë pensionet e tyre, ani pse gati dy vjet më parë ishin pajisur me certifikata, raporton KTV.
Ata thonë që zyrtarët institucionalë u kanë premtuar atyre që do t’i marrin menjëherë pensionet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë numër i vogël i këtyre ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë protestuar para objektit të Qeverisë, duke kërkuar që t’u njihet kjo e drejtë.
Sipas tyre, zyrtarët përgjegjës u kanë thënë që duhet të presin deri të funksionalizohet komisioni mjekësor.
Nga organizata e Veteranëve të Luftës, OVL-UÇK, kanë thënë se listat për invalidët kanë përfunduar, tash i takon Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale të formojë komisionin.
Këta protestues kanë kërkuar takim edhe me ministrin Arban Abrashi, por ai nuk i ka pranuar në takim me arsyen se është në mbledhje me një delegacion gjerman.