Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

McCain të enjten në Prishtinë, i drejtohet Kuvendit të Kosovës

Senatori amerikan John McCain të enjten do të vizitojë Kosovën.

Sipas njoftimit nga Kuvendi i Kosovës, senatori McCain do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 13 prill me fillim nga ora 14:30, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para qëndrimit në Prishtinë, McCain ka vizituar kryeqytetet e vendeve të ish-Jugosllavisë, Zagreb, Lubjanë, Beograd e Sarajevë.

Ai pritet të vizitojë edhe Podgoricën.

Gjatë qëndrimit në Beograd, McCain me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq ka biseduar për ecurinë e dialogut Prishtinë – Beograd.