Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi dhe Dekani i Fakultetit Juridik, Haxhi Gashi, sot nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për studentët të cilët do të vijojnë praktikën në sistemin gjyqësor të Kosovës, njofton kumtesa nga GKGJ, transmeton Koha.net.
Ky memorandum ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet KGjK-së dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës ‘’Hasan Prishtina’’ në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, qëllimi i memorandumit është që të vendoset bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të klinikave ligjore, praktikës studentore, plan programeve mësimore në pajtim me kërkesat e tregut.
Andaj, praktika gjyqësore është shumë e rëndësishme për formësimin adekuat të një juristi për tregun e punës, kështu që KGjK-ja, do të mundësoj ofrimin e praktikës për studentët e Fakultetit Juridik të cilët janë të regjistruar në vitin e tretë ose katërt, ose të cilët janë duke vijuar studimet në nivelin master.
Të dy palët u pajtuan se, përmes mësimit dhe praktikave të vazhdueshme, si shërbim cilësor dhe profesional, mund të arrijmë standardet më të larta bashkëkohore.
Praktika e studentëve do të zgjasë 3 – 6 muaj nga data e fillimit të praktikës juridike.