EULEX-i dhe departamenti i Mjekësisë Ligjore i MD-së kanë zhvarrosur trupin e një personi të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, që ishte varrosur në varrezat e Polacit, por identiteti i të cilit ishte i panjohur.
Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj, i cili ka thënë se varri ishte i paidentifikuar dhe mbetjet mortore janë dërguar për analiza të mëtejme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjetaj ka shtuar se do të gropohet edhe në shumë lokacione tjera, qoftë varre individuale apo grupore, në mënyrë që të hiqen të gjitha dyshimet.
Ndërsa në Serbi pritet që javën e ardhme të gërmohet në Kizhevak afër Rashkës, por që sipas Gjetajt, ende zyrtarisht nuk është marrë konfirmimi për këtë gjë.