Tirane, 11 prill - Pak ora para se të nisë seanca e jashtëzakonshme plenare që do të zhvillohet në orën 18:00, kryeministri Edi Rama shkruan se sot do të nisë rruga e zbatimit të ligjit të Vettingut.
Referuar bojkotit të Kuvendit nga PD për ngritjen e komisioneve të Vettingut, kryeministri shprehet se mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”, shkruan Rama.
Parlamenti pritet të miratojë ngritjen e komisionit “ad hoc” për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita nuk do të marrë pjesë në seancë.
Të premten, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit(ONM) beri te ditur përfundimin e vlerësimit te kandidaturave për institucionet që do të kryejnë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.