Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Policisë së Kosovës veriu 100% i qetë

Komunat e veriut të Kosovës njihen si vende ku autoritetet kosovare nuk kanë mundur ta shtrijnë plotësisht autoritetin e tyre, për shkak të ndikimit të Serbisë përmes strukturave paralele.

Këto 18 vitet e pasluftës në Mitrovicën e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, kanë gjetur strehë edhe persona të kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Interpoli, shkruan Veriu.info.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej të gjitha institucioneve të Kosovës, më së shumti autoritetin e saj e ka shtrirë atje Policia e Kosovës, por megjithatë duket se këtë nuk e ka bërë në masën e duhur.

Çdo ditë medieve iu dërgohet nga Policia e Kosovës raporti 24 orësh, ku evidentohen të gjitha incidentet në të cilat ka ndërhyrë policia.

Por në shumë raste të rubrika “Rajoni i Mitrovicës – Veri”, nuk raportohet asnjë incident, për dallim prej rajoneve të tjera të Kosovës ku në secilin prej tyre çdo ditë ka incidente të ndryshme.

Më shumë se stabilitet në veri, kjo duket se është mos intervenim i Policisë së Kosovës në veri në raste ku kërkohet prezenca e tyre, apo edhe neglizhencë në raportimin e rasteve, gjë që mund të interpretohet edhe si sabotim që i bëhet qendrës nga rajoni i veriut në dhënien e raportit.