KMDLNJ është kundër çdo kërcënimi që u bëhet gazetarëve ndër të tjera kërkon që gazetarëve t’u krijohen të gjitha kushtet për punë, e këtë mund dhe duhet ta bëjë vetëm ligji dhe shteti i së drejtës.
Sulmi ndaj gazetarëve në Kosovë është dukuri në rritje duke e rrezikuar një segment shumë të rëndësishëm shoqëror në krijimin e opinionit dhe informim objektiv për qytetarët, thuhet në njoftimin e KMDLNJ-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMes tjerash thuhet se mos zbardhja e disa rasteve të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe politika e butë ndëshkimore ka ndikuar dhe po ndikon në përshkallëzim të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe krijimin e situatës së pasigurisë për punën e tyre.
Rasti i fundit kur Arbana Xharrës , kryeredaktore e gazetës “Zëri” i tejkalon kufijtë e një kërcënimi verbal dhe dërgon porosi për një kërcënim që ka të bëjë me jetën e saj sikur edhe me kërcënim për rrezikim të familjes së saj është shumë shqetësues.
Krijimi i kushteve për punë për gazetarët nënkupton që edhe gazetarët duhet ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të përgjegjshme, me profesionalizëm , të pa ndikuar politikisht, të pa korruptuar materialisht në përputhje të plotë me etikën gazetareske dhe në përputhje me ligjet që janë në fuqi.
Përgjegjësia për punën duhet të jetë e dyanshme, sikur për ata që kanë detyrim ligjor të sigurojnë kushte për punë të pa penguar të gazetarëve ashtu edhe për gazetarët.
KMDLNj kërkon nga autoritetet përkatëse të ndërmarrin veprime të shpejta për një hetim të shpejtë pas së cilës përgjegjësit për kërcënim ndaj Xharrës do t’i nënshtroheshin përgjegjësisë ligjore.
Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë do të ketë efekt parandalues dhe do të krijojë kushte më të mira për gazetarët.
KMDLNj gjithashtu kërkon që të mos paragjykohet fajësia pa përfunduar hetimet sepse , në këtë mënyrë rasti në fjalë po shndërrohet në luftë për interes dhe llogari fetare dhe politike.