Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët në Kuvend, por nuk votojnë pikat e mbetura prej muajsh

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që të votojë asnjë nga pikat e mbetura nga seanca e kaluar, edhe pse në seancë kishte deputetë të mjaftueshëm, por që nuk votonin.

Kështu, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale mori 28 vota për, 16 kundër dhe 6 abstenime dhe në mungesë të kuorumit, votimi u shty për seancën tjetër, raporton Kosovapress.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Edhe propozim-rezoluta rreth arrestimit të aktivistëve të Vetëvendosjes, e mbetur prej muajsh pa u votuar, nuk ka gjetur votat e mjaftueshme për të kaluar.

Kështu, 14 vota ishin për, 3 kundër dhe 12 abstenime, çka bëri të shtyhet përsëri kjo pikë.

Votimi i plotësim-ndryshimit të ligjit për Sanksionet Penale nuk u votua meqë deputetët e pranishëm në sallë nuk votuan, duke mos u bërë kuorumi i mjaftueshëm për të kaluar këtë propozim amendamentet e komisionit funksional.