Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët dyshojnë se në “kishën ortodokse” në Kampusin e UP-së po punohet tinëzisht nga një grup serbësh

Demokracia Studentore, përmes një reagimi dërguar mediave, ka shprehur indinjatën e thellë rreth, siç thonë ata, punimeve tinëzare që po kryhen në kishën ortodokse në hapësirat e kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, objekt ky që, siç thonë studentët, gjendet në mënyrë të jashtëligjshme në atë hapësirë që ishte vendosur me dhunë nga “Kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

Kryetari i Demokracisë Studentore, Mexhid Ramusa, shprehet: “Një grup i politizuar serb në mbështetje të disa priftërinjve po tentojnë të vënë në jetë në mënyrë tinëzare politikat e regjimit radikal të Millosheviqit në Kosovë pikërisht përmes objektit fetar të kishës ortodokse me frymëzimin e nxitjes së urrejtës ndaj shqiptarëve, për ta penguar zhvillimin e universitetit të Prishtinës, andaj ne fillimisht ju bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për të marrë masat për të ndalur hyrjet në këtë objekt dhe punimet rreth funksionalizimit të kësaj kishe, ne kërkojmë nga institucionet që në këtë objekt të vendosen kamerat e sigurisë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky reagim vjen pasi që këto duhet të jenë hapat e parë, përndryshe nëse nuk ndalen hyrjet e serbëve brenda këtij objekti, ne do të fillojmë me organizimet e studentëve duke protestuar në të gjithë mënyrat e mundshme për t’i ndaluar këto punime tinëzare të motivuara për nxitje të urrejtës ndaj shqiptarëve”, ka thënë Ramusa.

“Ne si organizatë kemi kërkuar që ky objekt do të funksionoj si muze i krimeve dhe gjenocidit të cilat i ka kryer Serbia në Kosovë”, ka potencuar ai.