Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Opozita llogarit në votat e të pakënaqurve të koalicionit për ta kaluar mocionin e mosbesimit

Zërat kundërshtues brenda koalicionit qeverisës kanë rritur shpresat tek opozita se mund ta kalojë një mocion mosbesimi ndaj qeverisë, i paralajmëruar të iniciohet nga Nisma për Kosovën.

Megjithëse nuk është dakorduar ende deklarata e mocionit, partitë opozitare kanë thënë se do t‘i japin mbështetje kërkesës për rrëzimin e Qeverisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq, partitë në pushtet zyrtarisht vazhdojnë të insistojnë se koalicioni është funksional dhe se nuk shohin arsye për zgjedhje jashtë mandatit të rregullt kushtetues.

Por, burime diplomatike i kanë thënë gazetës se as ndërkombëtarët nuk i shohin si opsion zgjedhjet e parakohshme.

Kërkesën për zgjedhje të parakohshme ata e interpretojmë më tepër si përpjekje të koalicionit për t’iu “shmangur obligimeve ndërkombëtare” siç është votimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilat i ka marrë përsipër t’i kryejë ky koalicion... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.