Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përçarjet në Listën Serbe me ndikim në agjendën shtetërore

Përçarjet në Listën Serbe (LS) kanë komplikuar edhe punën e komunikimit të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në raport me komunitetin që ky subjekt politik përfaqëson. Kjo për shkakun se tani janë dy adresa komunikimi që ndodhen në armiqësi me njëra-tjetrën.

Njëra përfaqësohet nga ish-ministri Aleksandër Jablanoviq e tjetra nga shefi i grupit parlamentar të LS-së, Slavko Simiq, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burime të gazetës kanë thënë të hënën se kjo situatë e re e krijuar në subjektin kryesor politik të serbëve të Kosovës ka vështirësuar edhe çështjen e bashkëpunimit, edhe ashtu të brishtë.

Situatën më shumë e ka komplikuar fakti se krahu i Simiqit ka shprehur pretendimin se me ndërhyrjen e politikës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) synon ta rikthejë Jablanoviqin në krye të LS-së. Dhe, ish-ministri është duke u prezantuar si njeri që ka mbështetjen e shqiptarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.