Isuf Zejna, nga Organizata D+, në emisionin e sotëm “Puls” në KTV me temën “Raportet e Auditorit të Përgjithshëm”, ka thënë se mirëpret zgjedhjen e Besnik Osmanit në postin e Auditorit të Përgjithshëm.
Megjithatë, ai thotë se kanë disa shqetësime për politizimin e këtij institucioni duke i pas parasysh, siç tha ai, “lidhjet e Z. Osmani me LDK-në”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po ashtu na është shtuar edhe një shqetësim tjetër kur është emëruar Zv.Auditori i Përgjithshëm, Ilir Salihu, që ka qenë këshilltar politik i ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami”, ka thënë Zejna, transmeton Koha.net.
Akuzat për lidhje me LDK-në i ka mohuar Osmani, duke thënë se asnjëherë s’ka qenë në struktura të kësaj partie, ndërsa për Salihun tha se ka qenë këshilltar i jashtëm i ministres Bajrami, i paguar nga UNDP.
Tutje, Zejna tha se Zyra e Auditorit të Përgjithshëm duhet të fokusohet tek Telekomi dhe padia me kompaninë Devolli, ndërsa i ka propozuar Qeverisë që ta padis menaxhmentit e Telekomit të Kosovës.
“Qeveria ka mundësi që përmes padisë derivative, siç e parasheh Ligji për Shoqëritë Tregtare, të padis menaxhmentin e Telekomit të Kosovës që e ka sjell deri tek humbja 30 milionëshe si dëmshpërblim. Pra, të mbahet përgjegjës menaxhmenti që e ka shkaktuar këtë humbje por Qeveria, edhe si aksionare, duhet ta padis menaxhmentin”, ka theksuar ai.
Duke folur për tenderët e ndërmarrjeve publike, Zejna tha se KEK-u dhe Telekomi janë dy prej kryesoreve, ndërsa tha se ndaj KEK-ut çdo javë ka ankesa për shkelje të procedurave të prokurimit publik që trajtohen nga Organi Shqyrtues i Prokurimit e ku gjetjet janë skandaloze.
“Ka vend për hetime për çdo javë kundër KEK-ut”, theksoi Zejna.
Sipas tij, disa nga gjetjet e OSHP-së janë përshtatja e kritereve, vlerësimi i anshëm i ofertave, i bëhen favore kompanive në përzgjedhje, moszbatim i kontratave, etj..