Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shefi i UNMIK-ut kërkon hetim ndaj deklaratës së Haradinajt

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj se në rast të ekstradimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinajt në Serbi, ky veprim do ta dërgonte vendin në luftë.

Në deklaratën e Zahir Tanin të bërë sot, duke mos u përmendur emri i deputetit Haradinaj, ai ka kërkuar hetim, siç ka thënë, ndaj këtij incidenti dhe të merren masat e duhura në përputhje me ligjet e Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deklarata këtë fundjavë nga një parlamentar i lartë i Kosovës, duke përdorur gjuhën e urrejtjes dhe duke kërcënuar me spastrim etnik, është e papranueshme dhe arsye për shqetësim serioz. U bëj thirrje të gjithë liderëve përgjegjës për të dënuar këtë deklaratë dhe bej thirrje tek autoritetet gjyqësore për të kryer hetim të nevojshëm të këtij incidenti dhe të marren masat e duhura në përputhje me ligjet e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Taninit.

“Munden me na fut në luftë, asgjë tjetër. Unë nuk e di për të tjerët, por unë e di për vete se në rast se gabojnë dhe bëjnë kësi veprime, atëherë të bëhen gati për tema më serioze. Nëse e duan Kosovën etnikisht pa serbë, atëherë le të bëjnë hajgare”, kishte thënë Haradinaj në një emision televiziv në RTV Dukagjini.