Kur ishte anuluar një konkurs i brendshëm i EULEX-it vitin e kaluar sepse kishte dështuar të fitonte pozitën e gjyqtares një gjermane, misioni kishte mohuar fuqishëm se kjo është ndërhyrje në drejtësi.
Për moszgjedhjen e Jennifer Seel, autoritetet gjermane ishin ankuar në Bruksel dhe gjithashtu ankesë kishte bërë edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, tani Seel ka fituar pozitën dhe tashmë është dekretuar nga Presidenti i Kosovës.
Propozimin për riemërim e kishte bërë javë më parë Këshilli Gjyqësor i Kosovës.
“Duke u mbështetur në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, pas propozimit të KGJK-së, presidenti Thaçi, më 16 mars 2017, përmes një dekreti, ka konfirmuar riemërimin e saj në këtë pozitë”, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim e Presidentit.
Konkursi i brendshëm në EULEX, i aprovuar fillimisht nga Shefja e misionit në Prishtinë e pastaj i anuluar nga vetë ajo, kishte bërë që për të të alarmohen edhe institucionet në Bruksel.
Gjyqtarët që ishin zgjedhur herën e parë, me një letër ankesë i ishin drejtuar edhe Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, duke i kërkuar asaj hetim për këtë.
8 gjyqtarët e përzgjedhur, në një letër drejtuar shefes së EULEX-it, kishin shprehur shqetësimin se kjo mund të konsiderohet ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë.
Vet shefja e misionit, Alexandra Papadopoulou, atë kohë e kishte pranuar se ishin ndjekur të gjitha procedurat standarde dhe nuk kishte kritika, por e kishte anuluar konkursin dy ditë më vonë, duke e rihapur atë.
Në letrën e saj, Papadopoulou kishte pranuar se rezultati nuk është i favorshëm sepse bie ndesh me objektivin e misionit, sipas të cilit, për staf ndërkombëtar synohet përzgjedhje gjithëpërfshirëse dhe diversitet të nacionaliteteve në secilën njësi ku është e mundshme.
“Derisa provat kanë dëshmuar përtej dyshimit se procesi është kryer në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, kam shqetësim se gara ka mundur të mos prodhojë rezultatin e saktë dhe në përputhje me principin e cituar më lartë”, kishte shkruar shefja e EULEX-it.