Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Muizhnieks i shqetësuar për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë

Komisari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, Nils Muizhnieks ka vlerësuar se gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovës është shqetësuese dhe se Kosova duhet të ndryshojë drejtimin dhe të krijojë “shoqëri kohezive” duke i proceduar përgjegjësit për krime lufte dhe promovuar tolerancën ndërnacionale, raporton AP.

Komisioneri ka shprehur shqetësimin e tij për më shume se 1 mijë e 600 personat që vazhdojnë të mbesin të zhdukur, duke kërkuar që Prishtina dhe Beogradi të adresojnë këtë çështje, duke hapur arkivat e ushtrisë dhe policisë të cilat mund të kenë informacione të vlefshme për personat e zhdukur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muixhnieks ka deklaruar pas vizitës në Kosovë se autoritetet në Kosovë duhet të tregojnë më shumë kujdes për personat e zhvendosur dhe të zgjidhin rastet e vrasjeve së 13 gazetarëve pas luftës.

Ai u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë që të hapin arkivat ushtarake dhe ato policore në të cilat ndoshta ka informacione për të zhdukurit.

Në Kosovë po mohohet drejtësia për viktimat dhe krimet e luftës, ka thënë Nils Muiznieks, Komisioner për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës.

Në një deklaratë pas vizitës që e ka pasur në Mitrovicë, ai është shprehur i brengosur me mosfunksionimin e drejtësisë. “18 vjet pas konfliktit mijëra njerëzve ende u mohohet drejtësia në Kosovë. Është koha që të ndërtohet një shoqëri e hapur. Që kjo të bëhet duhet patjetër të ndiqen penalisht të gjithë ata që kanë kryer krime të luftës, të bëhet më shumë për fatin e të pagjeturve dhe të ndihmohet në kthimin e të zhvendosurve”, ka thënë Muiznieks.

Muiznieks ka kërkuar gjithashtu që Kosova të bëjë më shumë në zgjidhjen e 13 rasteve të vrasjeve të gazetarëve, që kanë ndodhur ndërmjet viteve 1998-2005. “Një ambient i sigurt për gazetarët dhe profesionistët e mediave duhet të krijohet, sidomos duke rritur efikasitetin e institucioneve të drejtësisë për të hetuar dhe gjykuar çdo dhunë dhe kërcënim ndaj tyre”, ka thënë komisioneri Muiznieks.

Muizhnieksi u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që të sigurojë mbrojtje dhe mbështetje efikase për dëshmitarët para gjykatës speciale për krime lufte dhe që të bëjnë më shumë përpjekje në procesin e pajtimit, sidomos në aplikimin e risive në sistemin e arsimimit me qëllim të promovimit të tolerancës ndëretnike dhe të respektit të ndërsjellë.

Të gjitha tekstet në të cilat ka elemente të nacionalizmit dhe të paragjykimeve duhet të revidohen, ka thënë ai duke iu bërë thirrje autoriteteve në Kosovë e Serbi që të punojnë për zgjidhjen e kësaj çështjeje të rrezikshme.