Agjencia famëkeqe e statistika në Maqedoni po planifikon t’i fshijë nga lista shqiptarët e diasporës, të cilët me dërgesat e tyre po e mbajnë gjallë ekonominë e falimentuar të vendit, njofton agjencia e lajmeve INA.
Nga Enti Shtetëror i Statistikave thonë për gazetën ‘Dnevnik’ se gjatë regjistrimit të ardhshëm nuk do të përfshihen as shqiptarët që në gjashtë muajt e fundit kanë vizituar njëherë vendlindjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtij Enti, në regjistrim do të përfshihen vetëm banorët që kanë vendqëndrim të përhershëm në Maqedoni.
Në anën tjetër, profesori Abdylmenaf Bexheti thotë se, sipas standardeve ndërkombëtare, në regjistrim duhet të përfshihen të gjitha ata shtetas të Maqedonisë që në 185 ditë e fundit, para fillimit të regjistrimit, e kanë vizituar njëherë Maqedoninë.