Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

50 arbëreshë në Krujë për 550 vjetorin e fitores së Skënderbeut

Për herë të parë, atmosfera e Pashkëve arbëreshe, e cila është e pandarë nga imazhi i heroit kombëtar Skënderbeut, do të përhapet edhe në Shqipëri. Dy komuna arbëreshe nga Italia, Frashineto e Çivita, të përfaqësuara nga 50 burra, djem, gra, vajza, e fëmijë të veshur me kostume tradicionale do të vijnë në Shqipëri për të kujtuar 550-vjetorin e fitores së ushtrisë arbërore të Skënderbeut kundër ushtrive osmane.

Ky manifestim mban emrin ‘Vallja e Fitores’ dhe arbëreshët këtë festë e kanë praktikuar për më shumë se pesë shekuj pas shpërnguljes në Itali. Kjo festë e trashëguar për më shumë se pesë shekuj është mjaft popullore në komunitetet arbëreshe dhe në çdo 24 prill festohet nga më i moshuari e deri te më i mituri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 24 prill të vitit 1467, pas një rrethimi të tejzgjatur nga pushtuesit osman, pas shumë gjakderdhjesh nga të dy palët u shënua edhe fitorja e fundit e ushtrisë arbërore të udhëhequr nga Gjergj Kastrioti në Krujë. Ndalni vajtimin për të rënët dhe shijoni gëzimin e fitores, ky ka qenë mesazhi i kësaj feste.