Me shumë mund arritën ta vinin në funksion aparaturën nëpërmjet së cilës po kursehen mijëra euro.
Por stafi i Klinikës së kardiologjisë invazive tash po detyrohet të punojë deri në 12 orë në ditë, për shkak se nuk ka numër të mjaftueshëm të tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse janë duke u kursyer shuma të mëdha parash nga funksionalizimi i koronarografit, është pikërisht mungesa e buxhetit shkak për mosrritjen e stafit, raporton KTV.
Kështu të paktën thonë zyrtarët institucionalë, derisa nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar nuk janë ndalur të bëjnë kërkesa për vite me radhë.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, të cilit po i adresohet ky problem meqë menaxhon buxhetin e shtetit, thotë se krejt këto do të shqyrtohen kur të përgatitet buxheti i vitit të ardhshëm.