Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në mungesë të rezervave të thëngjillit Kosova rrezikon të mbetet pa rrymë gjatë verës

Korporatës Energjetike të Kosovës i kanë mbetur edhe pak muaj që të nxjerrë thëngjill nga minierat ekzistuese.

Dhe nëse nuk ndërmerret ndonjë hap për zgjidhjen e çështjes së largimit të banorëve, fillimisht të Shipitullës, atëherë termocentralet do të ndalen së prodhuari rrymë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një situatë e tillë mund të ndodhë jo më larg së në qershor. Në korrik të vitit të kaluar, KEK-u u kishte dërguar të gjithë drejtuesve të përfshirë në proces, duke i alarmuar me problemin e ndërtimeve ilegale që po bëhen në disa fshatra dhe që, sipas saj, inspektorati i Komunës së Obiliqit nuk po ndërmerr asnjë veprim.

Kohavisioni ka kërkuar nga zyrtarë të inspektoratit të kësaj komune të japin detaje për numrin e ndërtimeve pa leje edhe masat e ndërmarra, por drejtori aktual i inspeksionit nuk ka pranuar të flasë.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik nuk i janë përgjigjur kërkesës së KTV-së për të folur rreth këtij problemi. Ndërkaq, ministri i Mjedisit fajin ua ka hedhur institucioneve tjera që, sipas tij, duhet të kryejnë punën që u takon.