Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Koshare po vazhdojnë homazhet për 18 vjetor

Në kujtim të 18-vjetorit të Betejës së Koshares, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë sot homazhe para lapidarit të dëshmorëve të kombit.

Të pranishëm ishin Aida Dërguti, Driton Çaushi dhe Rexhep Selimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në anën tjetër, edhe Kryetari i Komunës Agim Bahtiri nderoi dëshmorët e Koshares Legjendare.

Ai duke nderuar gjashtë dëshmorët e Kombit nga komuna e Mitrovicës që kanë rënë heroikisht në këtë betejë të lavdishme, tha se në Kosharen e lavdishme, në betejën më të përgjakshme dhe më të suksesshme të UÇK-së për çlirimin e vendit nga okupatori serb, mori pjesë edhe një numër i madh i luftëtarëve nga komuna e Mitrovicës, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për mposhtjen e armikut me armatim të sofistikuar.

“Këtu sot pushojnë eshtrat e gjashtë dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, që kanë rënë heroikisht në betejën e lavdishme të Koshares gjatë luftës së UÇK-së për çlirim nga okupatori serb: Sylejman Adem Shala, Harun Nebih Beka, Besim Ismajl Nuka, Tafil Veli Osmani, Hamdi Brahim Sheremeti dhe Ali Sadik Fejzullahu, me të cilët krenohen, jo vetëm familjet e tyre e Mitrovica, por edhe e tërë Kosovë dhe e gjithë shqiptaria”, tha kryetari Bahtiri ndër të tjera.