Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa në Koshare: Krenohemi me të rënët dhe me të gjallët e kësaj Beteje

Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës, nën patronatin e të cilit po mbahet manifestimi “Ditët e shqipes 2017”, tha se Beteja e Koshares përbën fillimin e luftës frontale për çlirimin e Kosovës kurse në aspektin ushtarak nxjerr në pah përdorimin e aftësive të larta dhe shkathtësive taktike në luftë kundër një armiku numerikisht shumë më të madh dhe të armatosur.

“Partneriteti me SHBA-në dhe aleatët tjerë të NATO-s është garanci e realizimit të aspiratës tonë për të jetuar të lirë dhe për qenë të pavarur dhe për të vendosur vet për ardhmërinë tonë është garanci se Republika e Kosovës Forcën e saj të sigurisë do ta shndërroj në forcë të armatosur”, ka thënë Mustafa, raporton televizioni publik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tha se stabiliteti jonë ekonomik dhe buxhetor është garancia më e mirë se kemi stabilizuar financat dhe “shteti jonë ka krijuar parakusht për të financuar një ushtri moderne që do të të partnere e aleancës më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës”.

Tutje, kryeministri Mustafa tha se Kosharja ishte dëshmia më e qartë e unitetit të UÇK-së dhe këtë rol historik e ka luajtur Brigada 138 që më vonë mori emrin e strategut Agim Ramadani.

“Gjithë ne sot krenohemi me veprat e gjithë heronjve të UÇK-së. Po ashtu krenohemi edhe me luftëtarët e gjallë të kësaj Brigade që janë pjesë e ndërtimit të institucioneve të Kosovës”, tha ndër të tjera Mustafa.