Lulzim Basha përsëriti se Partia Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet që ai i quajti fasadë.
“Na jep KQZ-në, por çfarë duhet ajo kur ti ke krimin, drogën dhe policinë që e ke shndërruar në repart ushtarak të krimit”, iu drejtua Basha kreut të qeverisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç largimit të qeverisë së krimit dhe korrupsionit. Na jep KQZ-në, por çfarë duhet ajo kur ke krimin, drogën dhe policinë që e ke shndërruar në repart ushtarak të krimit. Nuk regjistrohemi për zgjedhje fasadë”, tha Basha, shkruan Tch.
Kreu i Partisë Demokratike shtoi se Edi Rama ende nuk ka reaguar për vrasjen e Artan Çukut, ashtu siç nuk flet për drogën e gjetur në Përmet.
“Ka humbur lidhjet me realitetin, jeton në flluskën e tij, i rrethuar me milionat e korrupsionit”, theksoi Basha.