Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka uruar Kosovën në ditën e saj të Kushtetutës.
Në urimin e tij të postuar në Facebook, Delawie thotë të jetë krenar që është pjesë e mbështetjet afatgjate të SHBA-së ndaj Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Urime Dita e Kushtetutës! Krenar që jam pjesë e tregimit të gjatë të mbështetjes së SHBA-së ndaj Kosovës. Shpresoj t’i shoh këtë vit institucionet edhe më të forcuara”, ka thënë Delawie, raporton Koha.net.
Kosova sot shënon vjetorin prejse Kuvendi i Kosovës ka miratuar Kushtetutën e Republikës.
Akti më i lartë juridik ka hyrë në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës ditë më parë në një ceremoni të shënimit të përvjetorit të nëntë Kushtetutës së Kosovës, e kanë vlerësuar si njërën nga ditët më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.
Kushtetuta, Kosovën e definon si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.