Ka nisur aktiviteti tashmë tradicional “Vrapo me FSK”, që është një projekt humanitar për t’i ndihmuar familjet në nevojë.
E ftuar në emisionin e mëngjesit në televizionin publik, Oficerja e FSK-së, Fitore Fazliu ka treguar se shtegu do të jetë prej 10 kilometrave derisa sivjet vrapi do të mbahet në Mitrovicë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFazliu ka thënë se nuk ka ndonjë arsye të veçantë pse vrapi mbahet sivjet në Mitrovicë. “Vitin tjetër do të mbajmë në ndonjë komunë tjetër”, ka thënë ajo.
Fazliu ka thënë se jo domosdoshmërish duhet vrapuar. Por, ajo tha se qëllimi është të jepet një kontribut përmes vrapit dhe kështu të ndihmohen familjet në nevojë.
“Starti dhe finishi do të jenë në sheshin ‘Mehë Uka’” ka thënë oficerja Fazliu.
Ajo ka treguar se do të ketë edhe evenimente tjera derisa tri çmimet fituese do të shpallen në ora 13.30.
“Po ashtu certifikata do të shpërndahen për gjithë pjesëmarrësit që arrijnë të përfundojnë garën”, ka thënë Fazliu.