Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisma mbështet fuqishëm iniciativën për mocion mosbesimi të kësaj qeverie

Nisma për Kosovën, në Gjilan ka mbajtur mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar në të cilën, të drejtuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, veç diskutimit rreth zhvillimeve të fundit politike, diskutimeve për gjendjen ekonomike e sociale në vend, janë marrë edhe disa vendime dhe janë miratuar dhe përkrahur disa iniciativa të Nismës.

Këshilli Kombëtar i Nisma-s, në këtë mbledhje miratoi Planin Strategjik të Nismës, për vitin 2017-2018, plan ky që për qellim ka të përcaktojë veprimet e Nismës për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, është miratuar dhe ka marr përkrahje të fuqishme iniciativa e kryetarit të Nismës, Fatmir Limaj, për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Limaj tha se, “duke e parë mosrealizimin e premtimeve nga partitë në pushtet, mos funksionimi i institucioneve, rritjen e mashtrimeve nga qeveria aktuale, si rezultat i këtyre, dhe shumë e shumë dështimeve tjera të kësaj qeverie, kanë ndikuar që NISMA për Kosovën të dal me një iniciativë, që nga Kuvendi të kërkohet mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie”.

Këshilli Kombëtar, sipas komunikatës së Nisma-s, ka kërkuar nga Grupi Parlamentar i Nismës, që në bashkëpunim me grupet tjera parlamentare opozitare dhe me deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës, “sa më parë të filloj procedurat që ky mocion sa më shpejt të jetë e mundur të futet në rend të ditës”.

“Kjo është një mundësi shumë e mire që deputetët të mund ta thonë me votë se a janë për ndryshimin e kësaj qeverie apo jo”, thotë Nisma.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar ka miratuar dhe përkrahur edhe disa iniciativa tjera të Nismës të cilat do të dërgohen shumë shpejt në Kuvend përmes grupit të deputetëve të Nismës.

Këshilli Kombëtar i Nismës ka diskutuar dhe ka marrë vendim që degët të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale, identifikimin e kandidatëve për asambletë komunale, dhe rritjen e volumit të punëve në teren, nga të gjitha degët e Nismës për Kosovën.