Qeveria ka përmendur fillimin e marsit, kur mund ta procedojë në Kuvend ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Megjithëse Komisioni për matjen e territorit nuk ka publikuar ende raportin final, ka qenë kryeministri Isa Mustafa që ka paralajmëruar riprocedimin e marrëveshjes, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPartitë në pushtet nuk kanë treguar nëse raporti i komisionit mund t’i bindë deputetët kundërshtues.
Por analistët nuk presin që verdikti i komisionit për matjen e territorit, i dyti pas atij ‘ad hoc’ ndërkombëtar të ndryshojë situatën me numra në Kuvend. Për t’i dhënë fuqinë e marrëveshjes ndërkombëtare demarkacionit, nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve (mbi 80 vota).
Përveç partive opozitare, janë edhe disa deputetë të partive në koalicion, të cilët nga fillimi kanë kundërshtuar versionin e Qeverisë për demarkacion, të cilët vazhdojnë të insistojnë se Kosova humb rreth 8 mijë hektarë në raport me Malin e Zi. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.