Tregu i përbashkët rajonal po vazhdon të hasë në kundërshtime të shumta nga pala kosovare.
Në një prononcim për Reuters, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se me këtë ide Serbia po tenton ta dominojë rajonin politikisht dhe ekonomikisht. Ai ka thënë se tentativa e Serbisë për ta dominuar rajonin në stilin rus është e papranueshme për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk duam ta shohim një Serbi që në stilin rus mundohet ta dominojë rajonin politikisht”, ka thënë Hoxhaj për Reuters.
Në artikullin e publikuar sot në Reuters, kjo ide cilësohet si ripaketim të së kaluarës në Ballkan, ide kjo e cila po përkrahet edhe nga përfaqësues të BE-së.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka kundërshtuar idenë për tregun e përbashkët duke thënë se me këtë do të rikthehet e kaluara e njëjtë vetëm e veshur ndryshe.
Ideja për Treg të përbashkët ka dalë në Samitin e Sarajevës ku qenë takuar kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria me kryeministrin Edi Rama ka përkrahur këtë ide, kundër secilës, pos Kosovës është shprehur edhe Mali i Zi.