Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Prishtinë e Prizren do të mund të votojnë 1275 qytetarë për referendumin në Turqi

Më 9 prill, 1275 shtetas turq të regjistruar, do të mund të votojnë për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese në Turqi, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, si dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Prizren.

Në një deklaratë për Anadolu Agency, përcjell Kosovapress, përgjegjësi i qendrës koordinuese të zgjedhjeve në Kosovë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Orhan Vardar ka bërë të ditur se në Kosovë janë 1275 votues shtetas turq, tha se përgjatë kohës që ndodhen në Kosovë, kanë punuar për të arritur tek të gjithë votuesit një nga një dhe që kanë dhënë informacione lidhur me Turqinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për këtë arsye përgjatë 3 ditëve ne kemi shkuar në vendet si Prishtina, Mitrovica, Vushtrria, Dobërçani dhe Mamusha, ku kemi takuar votuesit dhe i kemi njoftuar lidhur me referendumin në Turqi”, tha Vardar.

Duke theksuar se ka arsye të shumta për të votuar pro ndryshimeve kushtetuese, Vardar tha se një Turqi e fuqishme do të thotë një Kosovë e fuqishme.

Të dielën, duke filluar nga ora 9:00 deri në orën 21:00, shtetasit turq do të mund të votojnë për ndryshimet kushtetuese në Turqi, në dy qytete të Kosovës, në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë dhe në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren.