Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MSA-ja në dëm të Kosovës

Liberalizimi i vizave, pamundësia për rritje të prodhimit, problemet me furnizimin me energji, imazhi tejet negativ për Kosovën janë vetëm disa prej probleme që nuk po mund t’i tejkalojnë bizneset e vendit për të ndryshuar bilancin tregtar, tash pasi vendi ka Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Këto dhe një numër sfidash janë gjetur në një anketë të zhvilluar me prodhuesit e vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në diskutimin për këtë çështje, bizneset kanë prezantuar një varg problemesh dhe kërkesash për ndryshimin e situatës.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se për këtë vit, Qeveria ka ndërmarrë masa të shumta për të ndihmuar rritjen e eksportit, por ka kërkuar që edhe bizneset t’i kryejnë punët që u takojnë.

Ajo ka paralajmëruar se në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, do të miratohet edhe pakoja e dytë me lirimet.


MSA-ja në dëm të Kosovës by kohanet