Kompania ajrore e fluturimeve “Wizzair” ka inauguruar fillimin e operimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
“Wizzair” e cila është një prej kompanive më të mëdha në Evropë që operon me kosto të ulët, do të ofrojë shërbime me çmime promovuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë konferencën për media menaxherja e komunikimeve në “Wizzair”, Sorona Ratz, tha se linja e re ofron shërbime 19.99 euro për Budapest, kurse nga 22 qershori i këtij viti nisin fluturimet për Londër me çmime prej 39.99 euro.
Edhe kryeshefi Haldun First Kokturk, kryeshef ekzekutiv në Aeroportin e Prishtinës, duke vlerësuar lart këtë linjë të re me çmime të ulëta, tha se kjo do të nxisë që edhe agjencitë e tjera që operojnë në këtë aeroport, t’i balancojë shërbimet me çmime më të lira.