Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar padinë që Lëvizja për Bashkim ka bërë ndaj KQZ-së duke kërkuar që të ndryshohet vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Lëvizjes për Bashkim t’i njihet e drejta e përfitimit nga fondi për financimin e subjekteve politike dhe KQZ-ja të detyrohet të ndajë fondin për dy deputetë Agim Kuleta e Aurora Bakalli.
Lëvizja për Bashkim ka kërkuar që KQZ-ja të ndajë shumën meritore të munguar nga prilli i 2011 deri në prillin e 2014 në shumë prej 162 mijë e 520 eurosh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Gjykata e ka quajtur të pabazuar këtë kërkesëpadi të LB-së.
Kushtrim Sheremeti është habitur me këtë aktgjykim, duke thënë se është po e njëjta gjykatë që më herët kishte marrë vendim që KQZ-ja të obligohet të nxjerrë një vendim meritor ndaj LB-së.
Vetë KQZ-ja nuk ka dashur të komentojë rreth vendimit.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk kanë çka diskutojnë më për një lëvizje që u bë bashkë me koalicionin e Rashkës.
LB-në e habit vendimi gjyqësor për financat me... by kohanet