Në mbrojtje të profesorit universitar Arben Hajrullahu sot, përmes një letre mbështetëse për të, kanë dalë udhëheqës të disa OJQ-ve, profesorë Universiteti e intelektualë të vendit.
Ata, në një letër të hapur dërguar MAShT, Këshillit Drejtues dhe Senatit të UP-së, kanë kundërshtuar arsyet e dhëna për anulimin e konkursit ku ka konkurruar profesor Hajrullahu duke i quajtur ato të papranueshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është përmbajtja e letrës e mbështetësve të profesorit Hajrullahu:
Me shqetësim të thellë po e përcjellim procesin e avancimeve në Universitetin e Prishtinës dhe rastet e veçanta të shkeljeve që tashmë janë evidentuar nga agjensitë e pavarura, organizatat që merren me arsim në Kosovë dhe vet Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në letrën dërguar rektorit Dema më 8 mars 2017.
Rasti i fundit i profesor Arben Hajrullahut në konsideratën tonë është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. Profesor Hajrullahu ka zhvilluar gjithë studimet e tij në Vjenë si ato bazike ashtu edhe ato të doktoratës. Ai ka qenë përfitues i bursës prestigjioze Fullbright, ndërsa punimi i tij i doktoraturës është përkthyer në disa gjuhë.
Arsyet e dhëna për anulimin e konkursit ku ka konkuruar profesor Hajrullahu janë të papranueshme. Të thuhet që profesori i doktoruar në Vjenë, me doktoratë të nostrifikuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dyshohet se nuk e ka të përfunduar nivelin bachelor të studimeve, përveç që përbën një akt tendencioz është poashtu fyes për opinionin publik, për institucionet e Kosovës dhe Universitetin e Prishtinës.
Praktika të tilla të spastrimit të zërave kritikë duhet të ndalen në institucionet publike të vendit tonë e në veçanti në Universitetin e Prishtinës i cili është i njohur si një institucion që ka lindur dhe është zhvilluar në përpjekje të përforcimit të lirisë së qytetarëe të dikur shtypur të Kosovës.
Ne kërkojmë që institucionet relevante të ndërhyjnë sa më parë në Universitetin e Prishtinës për të hetuar të gjitha rastet e dyshimta dhe për të zbatuar ligjet në fuqi.
Në të kundërt, vazhdimi i këtyre praktikave do të prodhojë reaksion qytetar e si rrjedhim kriza të reja në Universitetin e Prishtinës.
Prishtinë, 7 prill 2017
Arton Demhasaj - Çohu
Ares Shporta
Albert Heta
Besa Luzha
Granit Gashi
Ilir Bajri
Igballe Rogova
Jeton Neziraj
Kushtrim Koliqi - Integra
NumizmatikaKosova
Petrit Gora
Rron Gjinovci – ORCA
Sali Shoshi
Selatin Kaçaniku
Shkelzen Gashi
Shkelzen Maliqi
Shpend Emini - D4D
Vullnet Sanaja
Lexoni edhe: Doktorantët e universiteteve të huaja kundër keqmenaxhimit të konkurseve në UP