Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pagat e tre personave më të paguar në Kosovë sa të ardhurat e 170 familjeve

Pagat e tre personave më të paguar në Kosovë janë të barabarta me ardhurat mujore të 170 familjeve kosovare, apo rreth 700 anëtarëve të tyre.

Një këso krahasimi e ka bërë drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës, Vebi Mujku, duke reaguar ndaj fakteve të transmetuara në lajmet e mbrëmjes së KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këta tre marrin të ardhura mujore sa 170 familje me 700 anëtarë ndihma sociale! Çka kish ba Kosova pa ta?”, ka thënë Mujku.

Fjala është për drejtorin e Trustit, Adrian Zallit, i cli merr një pagë prej 6 mijë euro në muaj, paga e drejtorit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, që merr pagë 5 mijë e 182 euro në muaj, si dhe paga e guvernatorit të BQK-së, Bedri Hamza, i cili merr 4 mijë e 328 euro në muaj, ose 52 mijë euro në vit. Pagat e tyre do të mbesin të paprekshme në projektligjin e ri.

KTV njoftoi se paga prej 2 mijë e 800 euro, të cilën deri tani e merrte presidenti i vendit Hashim Thaçit, pritet të zvogëlohet rreth 25 %.

E, zvogëlim të pagave pritet të kenë edhe kryetarët e komunave, drejtori i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, i cili aktualisht ka më shumë se 4 mijë euro pagë mujore dhe anëtarët e bordeve të ndryshme.

Krejt kjo pritet të ndodhë me projektligjin e ri për pagat të miratuar nga qeveria e Kosovës, i cili parasheh nivelizimin e pagave në sektorin publik.

Rritje të pagave dhe të mëditjeve do të ketë kryeministri Isa Mustafa, së bashku ministrat e tij dhe deputetët e Kuvendit.

Hartuesi i këtij projektligji ministri Yagcilar, po insiston se me këtë ligj do të krijohet një rregull, disiplinë, por edhe një balancë, sa u përket pagesave në sektorin publik.

Sa i përket rritjes së numrit të të punësuarve dhe politizimin e administratës publike, Yagcilar ka thënë se Komisioni Evropian kërkon që Kosova të krijojë një administratë publike efikase, jo të politizuar, i cili është me përgatitje të duhur me një llogaridhënie dhe më transparente.