Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demokracia Studentore: Klanet që po menaxhojnë UP-në, të dëmshme për studentët dhe vendin

Organizata studentore “Demokracia Studentore”, përmes një kumtese, ka reaguar sot lidhur me trajtimin e profesorit Arben Hajrullahu, i cili aktualisht ligjëron në Fakultetin Filozofik në Universitetin të Prishtinës, transmeton Koha.net.

“Ai po pengohet të rizgjidhet profesor i rregullt, ngase ndaj tij po aplikohet zbatim i dyshimtë dhe jo i njëtrajtshëm i procedurave”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatkeqësisht, raste të tilla janë zhgënjyese për studiuesit e ndershëm dhe nuk e ndihmojnë ‘kthimin e trurit’ në Kosovë. Klanet kriminale të cilat po i menaxhojnë UP-në janë të dëmshme për studentët dhe vendin, andaj ne si organizatë jemi të shqetësuar se si po bëhet përzgjedhja e profesorëve në këtë Universitet, i cili në fakt duhet të jetë truri i shtetit dhe duhet të ketë standardet më të larta të rekrutimit të profesorëve, ne jemi në dijeni që padrejtësi bëhen jo vetëm në UP, por edhe në të gjitha Universitetet e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate studentore.