Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kongresistët pyesin Simiqin për pozitën ekonomike, politike e të sigurisë për serbët

Shefi i deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Sllavko Simiq, është takuar sot me delegacionin e kongresistëve amerikanë që po qëndrojnë në Kosovë.

Siç raporton Tanjug, Simiq me kongresistët amerikanë ka biseduar për pozitën e serbëve në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një njoftimi nga Lista Serbe, thuhet se kongresistëve amerikanë u ka interesuar pozita e serbëve në aspektin politik, ekonomik dhe në atë të sigurisë.

Kongresistët Peter Roskam dhe David Price gjatë ditës janë takuar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe zyrtarë tjerë të politikës në Kosovë.